Tirana, edhe pse ka festuar gjatë gjithë ditës, akoma nuk e ka mbyllur festën e Ditës së Verës

Tirana ka lënë pas pamjet e dhunës së protestës së djeshme dhe sikur asgjë mos të kishte ndodhur mijëra qytetarë kanë dalë sot në rrugët dhe sheshet e Tiranës për të festuar “Ditën e Verës”. Të favorizuar edhe nga koha e ngrohtë qytetar të të gjitha moshave, nga fëmijët e deri tek të moshuarit kanë vërshuar në Sheshin “Skënderbej”, Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” apo në kodrat e Liqenit Artificial, ku i janë gëzuar aktiviteteve të shumta festive të organizuara nga Bashkia Tiranë. Fotot e mëposhtme tregojnë më së miri masivititetin e kësaj feste dhe janë padyshim pamja e më e mirë e Tiranës qytetare dhe të hareshme.

Vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke folur sot me rastin e kësaj dite u shpreh se sot në rrugët e Tiranës kishte tre herë më shumë pjesëmarrje se sa në protestën e opozitës, çka sipas tij tregon më së miri se shumica e qytetit do zhvillimin dhe refuzon shkatërrimin.

“Ne nuk kemi askujt kujt ti tregojmë forcën, për sa kohë që ne jemi të fortë në shpirt, ne zemër, fakti që sot jemi 3 fish i ekskursionit të djeshëm na bën që të ndihemi më të vendosur për të vazhduar rrugën që kemi nisur. Tirana do të ecë përpara. E përbuz dhunën. Unë me të tilla gjëra që shkatërrojnë të ardhmen e fëmijëve të mi, nuk bashkohem. Ndaj unë jam i bindur që socialist dh demokratë duan një Tiranë që ecën përpara. Sot nuk jemi të ndarë mes partive, sot jemi të ndarë mes një pakice që bën ekskursionet e dhunë dhe një shumice përtej bindjeve, që e do jetën e do Tiranën dhe e do progresin”, tha ai

Bashkia e Tiranës ka organizuar më shumë se 50 aktivitete të ndryshme festive me rastin e Ditës së Verës. Prej orës 9:00 të mëngjesit e deri në mesnatë, të gjithë qytetarët, e sidomos fëmijët, do të mund të kalojnë një ditë të paharruar, duke shijuar aktivitetet e organizuara nga Bashkia e Tiranës, por edhe duke u bërë pjesë e tyre. Aktivitetet do të jenë të shtrira në zona të ndryshme të kryeqytetit, për t’iu mundësuar qytetarëve sa më shumë lojëra, argëtim, dhe hapësira festive.

Veritas.com.al/

Image result for dita e veres ne tirane

Image result for dita e veres ne tirane

Image result for dita e veres ne tirane

Image result for dita e veres ne tirane