Një grabitje ka ndodhur në Rinas të Tiranës, rreth orës 15:00 të së martës. Grabitësit kanë hyrë brenda perimetrit të sigurisë së pistës dhe kanë grabitur disa thasë me para nga një makinë e transportit të vlerave monetare. Dyshohet se ka një viktimë nga kjo ngjarje.

Viktima mendohet se është punonjës i kompanisë së sigurisë.

Nuk dihet ende sasia e parave të grabitura.

Sipas burimeve, grabitja është kryer brenda pistës së aeroportit nga 4 persona të cilët kanë qenë me një makinë me mbishkrimin “HETIMI TATIMOR”.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje. Ata kanë ngritur postblloqe për të bërë të mundur ndalimin e grabitësve.

Grabitësit dyshohet se janë larguar drejt fshatit Nikël.

Veritas.com.al/