Në mbledhjen e parë të këshillit për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj u betua për një mandat të dytë si kryebashkiak i kryeqytetit.
Ndërkohë, Toni Gogu,zëvebdësministr i Dejtësisë, u zgjodh kryetar i këshillit bashkiak; në postin e nënkryetarëve të bashkisë u zgjodhën Anisa Ruseti dhe Anuela Ristani, ndërsa Vjollca Braho dhe Luan Bregasi u zgjodhën nënkryetarë të këshillit bashkiak.
“Mezi pres të filloj punën dhe ta bëjmë këtë qytet ëndërr për fëmijët tanë. Është bekimi më i madh në jetën e njeriut, të drejtosh dhe të jesh në shërbim të njerëzve”, tha Veliaj.
“Kam rënë në dashuri me Bashkinë, nostalgjia e një vendi që ke kaluar me përkushtim ditë të tëra, sot jam dyfish i nderuar për besimin që m’u dha nga PS dhe nga qytetarët e Tiranës, dhe e kuptoj edhe Edi Ramën kur ma ka dhënë detyrën se sa të vështirë e ka pasur. Unë besoj që arritja më e madhe është njerzillëku, fakti që këtij qyteti i shërbejmë në një mënyrë të tillë që bashkia shihet si mision ndaj qytetarit. Kjo më bën të ndihem i përkulur dhe shumë krenar për stafin e Bashkisë së Tiranës”, theksoi më tej kryebashkiaku.
VERITAS.COM.AL/