Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Komisariatin nr. 3 në Tiranë, ku një punonjës policie ka vrarë me armë zjarri kolegun e tij, pas një konflikti të ndodhur në sallën e mbledhjeve.

Sipas gazetares, Dorjana Bezat te TCH, punonjësi Çaush Saliasi fillimisht është dërguar në spital në gjendje të rëndë dhe është futur në sallën e operacionit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Autori Ludian Zaimi ndodhet në komisariatin e policise nen masen e ndlimit.

Sipas informacioneve, të dy janë policë të patrullës së përgjithshme, ndërsa viktima ishte në prag pensioni. Autori ka një vit e gjysmë në polici, kurse viktima ushtronte detyrën prej mbi 20 vitesh.

Dyshimet e para janë se arsyeja e acarimit të të riut ishte se viktima e bullizonte prej kohësh. Ai fillimisht e ka qëlluar tre herë, më pas ka hyrë në komisariat dhe e ka qëlluar edhe tre herë të tjera duke e lënë të plagosur rëndë.

Nga fotot e siguruara nga gazetarja Anila Hoxha, pas ngjarjes në Komisariatin nr.3, kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka mbërritur atje menjëherë pas ngjarjes.

“Rreth orës 21:20 janë dëgjuar gjashtë të shtëna, dy policë janë konfliktuar, konflikt i cili kishte nisur prej muajsh, pasi Çaushi kishte 20 vite në polici dhe polici tjetër vetëm një vit e gjysmë dhe muajt e fundit ishte bashkuar me kolegun e tij. Ata patrullonin së bashku, polici më i vjetër e bullizonte në punë. Ai e ka qëlluar tre herë brenda, më pas ka dalë jashtë dhe është futur sërish dhe ka qëlluar sërish duke e lënë të plagosur rëndë. Më pas kanë hyrë të tjerët që kanë arritur t’i kapin armën. Ai u transportua në spitalin e Traumës. Rruga ‘Mine Peza’ tashmë është blinduar, skena e krimin është brenda komisariatit,ndërsa atje janë Glkedis Nano,  Lorenc Paganika. Autori është në gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk ka folur me askënd”, tha gazetarja Dorjana Bezat, e cila ndodhet në vendngjarje.

Në ambientet e Komisariatit nr. 3 gjithashtu ka shkuar një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike.

“Më datë 23.05.2022, rreth orës 21:20, në rrugën “Mine Peza”, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në rrethana ende të paqarta, punonjësi i Policisë, shtetasi L.Z., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Ç.S., të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme. Si pasojë e plagëve të marra, punonjësi i Policisë Ç.S. ka ndërruar jetë në spital. Autori i dyshuar është ndaluar dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.