
TIRANË- Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, një 41 vjeçar, ka përplasur me automjetin që drejtonte, dy monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur.
Si pasojë janë demtuar 3 të miturit, të cilët janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve.
Shoferi është shoqëruar në Komisariat, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Burime nga Spitali i Traumës konfirmojnë se aktualisht po bëhet ekzaminimi i të miturve.
Mjekët konfirmojnë se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë pasi ka marrë dëmtime në kokë dhe mushkëri.
I dyti ka dëmtime të lehta në krah dhe të mituri të tretë po i bëhen ekzaminimet.
Komente