Ka ndërruar jetë në spital shtetasi A. S., pasi automjeti i tij ka shpërthyer në afërsi të TEG-ut.
Në automjetin tip “Benz”, dyshohet se është vendosur lëndë eksplozive.
Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i mjetit, Aleksander Sadikaj, shtetas 27 vjeçar, ka ndërruar jetë në spital.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Sipas burimeve, shtetasi ishte nga Berati dhe më parë ka qenë i proceduar për tentativë vrasje.
Gjithashtu referuar mediave, mësohet se automjeti me të cilin viktima udhëtonte, është i regjistruar në një tjetër emër.
Ndër të tjera, sipas informacioneve atentatorët kanë qenë dukë e vëzhguar gjatë gjithë kohës 27-vjeçarin dhe në momentin që automjeti tip “Wolksvagen”, me targa AB077 PO, ka nisur të lëvizë, kanë shpërthyer lëndën plasëse me telekomandë.