Lajmi i përhapur që herët në mëngjes se një grua ka shtypur me makinë katër veta, nga të cilët njëri jeton ende, u përhap rrufeshëm në gjithë zonën e Kamzës dhe pastaj më gjërë.
29-vjeçarja Rozina Koleci, drejtuesja e mjetit tip “Benz” me targë AA071UA, e humbi vëmendjen dhe kapërceu korsinë e saj e iu drejtua katër vetëve që ndodheshin në anën tjetër. Fillimisht përplasi një të ri me biçikletë i cili humbi jetën në vend, e më pas tre kalimtarë, një nënë 29-vjeçare me dy vajzat e saj 7 dhe 6 vjeçe.
Pasi doli në korsinë tjetër të rrugës, “Benzi” u përpas edhe me një mjet tip furgon.
Si pasojë e aksidentit, ndërroi jetë vajza 7 vjeçe, me inicialet E. N, dhe drejtuesi i biçikletës Ramazan Isha, 29 vjeç.
Nëna 29-vjeçare Valbona Ndreu, dhe vajza tjetër 6-vjeçe ndodhen në spital në gjendje të rëndë.
Nga vendngjarja mësohet se fëmija tjetër 6 vjeç ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore,
Policia e mbërritur në vendngjarje ka ndaluar drejtuesen e mjetit “Benz”, dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanava të aksidentit.
Veritas.com.al/