Vijon të jetë tepër problematike situata në orët e fundit në Greqi, ku një seri lëkundjesh sizmike ka përfshirë zonën e ishujve në Santorini.
Vetëm pak minuta më herët, një tjetër tërmet me magnitudë 4.7 ballë është regjistruar 34 km në veri të ishulli Kymi, duke bërë që banorët të dalin jashtë banesave.
Momentalisht nuk raportohet për të lënduar, teksa situata mbetet aspak e qetë.
Më herët gjatë natës, kryeministri Mitsotakis zhvilloi një takim me ekspertë të sizmiologjisë dhe grupin e emergjencave për të bashkërenduar veprimet.
Ndërkohë që mësimi në shkolla është ndërprerë dhe qytetarëve në zonat më të prekura ju kërkohet që të qëndrojnë larg porteve.
Komente