Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi dje një raport mbi trafikun e qenieve njerëzore.
Pjesa që lidhet me Shqipërinë thekson se vendi ynë nuk përmbush kushtet më minimale për eliminimin e këtij lloj trafiku.
Ka reaguar edhe ambasada amerikanë në Tiranë.
“Qeveria e Shqipërisë nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit; megjithatë, është duke bërë përpjekje domethënëse për ta arritur këtë.
Qeveria demonstroi përpjekje në rritje krahasuar me periudhën e mëparshme të raportimit; për pasojë, Shqipëria mbeti në Grupin 2.
Qeveria rriti financimet për mbrojtjen e viktimave dhe identifikoi dhe ndihmoi më shumë viktima”, thekson ambasada amerikane.
Veritas.com.al/