Gjykata e Tiranës ka caktuar “arrest në burg” për 5 personat e arrestuar për trafik armësh.
ABC News, mëson se për Exhenio Manushin që mbahet i arrestuar për trafik kokaine, seanca pritet të mbahet të dielën.
Grupi kriminal i trafikut të armëve u godit pas një operacioni të përbashkët, të zhvilluar nga Policia e Shqipërisë në bashkëpunim më atë të Kosovës.
Gjithsej u lëshuan 14 urdhër arreste, ndërsa gjashtë prej tyre u arrestuan në Shqipëri dhe pjesa tjetër në Kosovë.
Të arrestuar në Shqipëri ishin;
- Euxhenio Manushi 20-vjeç (u kap me mbi 200 mijë euro kokainë)
- Endri Papa 34-vjeç
- Aurel Manreka 28 vjeç
- Gersi Llozha 22 vjeç
- Kleu Mucalliu 26-vjeç
- Tonin Shkami 53-vjeç.
Këtyre shtetasve iu gjetën 22 armë zjarri ‘Zoraki’, një armë zjarri Ak 47, një granatë dore dhe 470 fishekë të llojeve të ndryshme.
Gjithashtu nga ky aksion kujtojmë se u kapën edhe 3 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash e 10 aparate celulare.
Komente