4 është numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së dy makinave në aksin Fier-Vlorë. Mësohet se viktimat janë dy të rritur dhe dy fëmijë, pjesë e një familjeje.

Ndërkohë mësohet se edhe tre personat që ndodheshin në makinën tip “Audi”, janë nxjerrë nga makina dhe janë shoqëruar në spital, por gjendja e tyre shëndetësore raportohet e rëndë.

Makina tip “Toyota” ku ndodheshin katër anëtarët e një familjeje ishte me targa greke. Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 08:23, të mëngjesit, por ende nuk dihen shkaqet e tij.

Familja që udhëtonte me një mjet tip Toyota është shuar e gjitha, dy bashkëshortët dhe dy fëmijët e tyre kanë ndërruar jetë. Ata kanë qenë duke udhëtuar me drejtim Vlorën, kur një mjet tip Audi i zi, me shpejtësi “skëterrë” i ka marrë përpara.

Nga përplasja e fuqishme, mjeti Toyota është shkatërruar i gjithi, ndërsa vetë Audi ka dalë nga rruga dhe ka ecur për dhjetëra metra, ka thyer një shtyllë elektrike dhe ka përfunduar në kanal. Shpejtësia e lartë dyshohet se ka qenë shkak i aksidentit.

Aq shpejt ka qenë duke lëvizur mjeti tip Audi, ku të plagosur kanë mbetur shoferi dhe pasagjeri, saqë kur ka rënë në kanal, ka haupur një gropë të madhe në tokë. Forca të shumta policie, kalimtar të rastit dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje.

 “Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë 4 personat që udhëtonin me mjetin “Toyota”, shtetasit E. G., 44 vjeç, S. G., 33 vjeçe, A. G., 14 vjeçe dhe E. G., 9 vjeçe. Ndërkohë, në spitalin e Vlorës po marrin mjekim 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Audi”, I. M., F. L dhe G. S., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën“, njofton policia.
VERITAS.COM.AL