Një 17-vjeçar ka humbur jetën në vendin e punës, rreth orës 1:15 të së shtunës.
Në një lokal në lagjen “Nr. 1″, Sarandë është këputur kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë të riun.
Në këto kushte, u arrestua një 43-vjeçar i cili kishte montuar ashensorin dhe u shpall në kërkim pronari i lokalit, një 37-vjeçar për të cilin vijojnë kërkimet intensive.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”