Tragjedia mori jetën e dy fëmijëve sot në Liqenin e Shkodrës, ë zonën e Vrakës. Fëmijet kishin marrë një varkë dhe kishin hyrë thellë në liqen. Atje janë hedhur për not. Por varkën e mori rrjedha e liqenit, dhe dy nga shtatë fëmijët nuk mundën të dalin kurrë në breg . Dy fëmijë, E.T., 13 vjeç dhe S.T., 15 vjeç-  kushërinj me njëri-tjetrin, janë mbytur.

Burime nga policia thanë se rreth orës 16:00, ka ardhur një telefonatë në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe se në Liqenin e Shkodrës, në vendin quajtur Grilë, territor i Malësisë së Madhe, janë mbytur në liqen dy fëmijë.

Menjëherë ka shkuar shërbimet e policisë në vendngjarje ku ka rezultuar se ishin mbytur shtetasit E. T.,13 vjeç dhe S. T. 15 vjeç, banues në fshatin Gruemirë, kushërinj me njëri tjetrin.

Nga informacionet paraprake mësohet se 7 persona kishin hyrë në liqen të hipur mbi një varkë të vogël dhe kur kanë arritur në thellësi janë hedhur në ujë për t’u larë.

Varkën e ka marrë rrjedha e liqenit, ku 5 shtetas kanë mundur të dalin në breg të liqenit ndërsa dy shtatasit e lartpërmendur janë mbytur.

Shërbimet e Policisë së bashku me disa banorë të fshatit rreth orës 17.45 kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë nga liqeni.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Veritas.com.al/