Dy fëmijë të mitur, të cilët kishin shkuar bashkë me 4 bashkëmoshtarët e tyre për t’u larë në Liqenin e Prushit në Vaqarr, janë mbytur.

Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e sotme, (27 Maj) ku sipas burimeve, dy fëmijët 11 dhe 13 vjeç janë mbytur në ujërat e liqenit, ndërsa 4 prej tyre kanë arritur që të dalin.

Trupat e pajetë të dy të miturve janë nxjerrë nga liqeni nga Polumbarët e Reneas. Dy fëmijët e mitur, që u mbytën në liqenin e Prushit, janë vëllezër, të moshës 11 dhe 13 vjeç me mbiemër Taku. Dyshohet se vëllai i madh u fut në ujë për të shpëtuar vëllain e vogël.

Identiteti i dy fëmijëve të mitur nuk është zbuluar ende, ndërsa po merren në pyetje prindërit e tyre për të zbuluar të dhënat.

Sipas raportimeve të banorëve, çdo ditë ka pasur fëmijë të cilët kanë shkuar për t’u larë, kryesisht pas ngritjes së temperaturave.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.