Të paktën 64 persona kanë vdekur nga zjarri që shpërtheu në një kompleks tregtar dhe zbavitës në qytetin e minierave të Siberisë, Kemerovo.

Shumë nga viktimat janë fëmijë, thanë zyrtarët Rus, me 10 persona që akoma mungojnë.

Flaka fillimisht nisi në katin e sipërm të kompleksit ‘Ëinter Cherry’ gjatë kohës kur shumë persona ndodheshin në kinema.

Video e postuar në media sociale tregon njerëzit duke u hedhur nga dritaret me qëllim që të arratisen nga flakët, të Dielën.

“Sipas informacioneve paraprake, çatia e është shembur në të dy kinematë”, deklaroi Komiteti i Hetimeve Rus.

Shkaku i zjarrit nuk është akoma i njohur dhe autoritetet kanë nisur  hetimin.

Kemerovo, një qytet kryesor i zonës së prodhimit të qymyrit, shtrihet rreth 3,600km (2,200 miles) në lindje të Moskës.

Veritas.com.al/