(FOTO: Lu, ambasadori i SHBA në Tiranë)/

Nga L. Skiro/

Ndoshta është Nostrodamus i të vërtetës, ose është në pikë paniku, ose është kërcënues për Shqipërinë,…, por është e vërtetë se sot Ambasadori i SHBA, Donald Lu ka thënë se këtu në Shqipëri nuk mund të ketë zgjedhje normale.

“Këta politikanë do t’i vjedhin zgjedhjet sërish”, ka thënë Donald Lu.

Lu, i cili heshti gjatë gjithë stinës së kanabisit dhe mbajti anën e qeverisë në çdo veprim politik, tani është kthyer në mbrojtje të të drejtës së qytetarëve për zgjedhje normale dhe rrotacion politik.

Ai i është bashkuar shqetësimit të opozitës se maxhoranca po përgatitet  që të vjedhë zgjedhjet, me anë të blerjes së votës dhe përdorimit të policisë, sipas akuzave të fundit të ardhura nga LSI.

Fjalët e fundit të ambasadorit Lu mund të lexohen si sinjale që jep administrata e re e Presidentit Trump, i cili ka deklaruar sloganin “drain the swamp” (të pastrojmë moçalin) që ka fuqi jo vetëm në Amerikë, por edhe në vende si Shqipëria.

Ky mund të jetë paralajmërimi se me këtë ekip qeveritar nuk mund të ketë zgjedhje me 18 qershor.

/Veritas.com.al/