Dega e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Mitrovicë ka njoftuar për 4 persona të plagosur, si dhe 30 të arrestuar apo të ndaluar nga aksioni i fundit i zhvilluar në rajonet e veriut të Kosovës kundër trafikantëve, raporton TCH.

Sipas tyre, 4 policë shqiptarë janë plagosur me armë zjarri, identiteti i të cilëve njihet nga KMDLNJ, por nuk bëhet i ditur për mediet.

Sipas komunikatës, njëri prej tyre është plagosur prapa shpine, ndodhet në situatë më të rëndë dhe është transportuar në spital; një tjetër ka thyer hundën dhe po merr kujdesin e nevojshëm shëndetësor, kurse i treti ka gërvishtje për faktin se plumbi e ka goditur në kuletë.

KMDLNJ dënon ashpër dhunën ndaj policëve dhe kërkon që autorët të vihen sa më shpejt para drejtësisë.

Sipas informatave të Q. R të KMDLNj-së në Mitrovicë , që nga ora 5:00 njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kanë ndërmarrë një aksion me ç’rast janë arrestuar dhe ndaluar 30 persona, kryesisht policë të Kosovës të uniformuar të përkatësisë etnike serbe.

Në mesin e të arrestuarve ka policë shqiptarë dhe kontrabandistë shqiptarë dhe serbë. Strukturat paralele kanë aktivizuar alarmin dhe ka filluar grumbullimi i serbëve që po e kundërshtojnë policinë duke vënë barrikada. Deri më tani janë plagosur me armë zjarri 3 policë (shqiptarë

Për dallim nga herët e tjera , përgjigja e qytetarëve serbë për mobilizim ka qenë shumë më e vogël.

KMDLNj e dënon ashpër dhunën ndaj policëve të Kosovës nga grupe dhe individë të armatosur që deri më tani kanë qenë të paprekshëm.

Situata në Veri të Kosovës duket mjaft e tensionuar, ku mediat vendase raportojnë se deri më tani numri i policëve të plagosur ka shkuar në 4 nga të shtënat me armë.

Mësohet se presidenti i Serbisë, Vuçiç ka kërkuar që ushtria të ngrihet në gjendje gatishmërie.

Veritas.com.al/