Është miratuar vendimi ku kërkohet shpronësimi i Sarajeve në Tiranë. Tre ditë pasi godinës iu vu zjarri qëllimishit, ekzekutivi ka dalë me një vendim ku kërkon ta marrë në pronësi.

Vlera e parashikuar për shpronësimin është 505 843 802.6 (pesëqind  e pesë milionë e tetëqind e dyzete tre mijë e tetëqind e dy pikëgjashtë) lekë.

“Agjencia  Shtetërore  për  Shpronësimin shpall kërkesën  për  shpronësim,për  interes  publik,të pasurive të paluajtshme, pronë private, që prekennga  projekti “Restaurimi dhe rijetësimi i ‘Banesa e Toptanasve’,Muzeu Etnografik i Tiranës”.Subjekti  kërkues  i  këtij  projekti është Bashkia Tiranë.Me anë të këtij publikimikërkojmë të vëmë në dijeni  personat  e  prekur nga  ky  shpronësim, për pasuritë  e  paluajtshme,  pronë  private,  të  cilët do të  kompensohen, sipas vlerësimit paraprak  të llogaritur,  bazuar në   VKM nr. 89, datë 3.2.2016,“Për  miratimin  e  hartës  së  vlerës  së tokës në Republikëne Shqipërisë”, për pasuritë e llojit “truall”, si  dhe  bazuar  në  VKM-në  nr.  138, datë 23.2.2000,“Për kriteret teknike të vlerësimit dhe  të  përllogaritjes  së  masës  së  shpërblimit  të pasurive   pronëprivate,që   shpronësohen,   të pasurive  që  zhvlerësohen  dhe  të  tëdrejtave  të personave  të  tretë,  për  interes  publik”,  për pasuritë  e  llojit  “ndërtesë  banimi”,  konfirmuar me   çmim   mesatar   shitblerjesh   nga   ASHK-ja, Drejtoria  Vendore, Tirana , me  shkresën  nr. 2482/5, datë   17.8.2021, sipas tabelës paraprake bashkëlidhur. Vlera totale  paraprake  e shpronësimit  është 178  694  456  lekë”, lexohet në vendim.

Pas këtij njoftimi, pritet që Këshilli i Ministrave të kalojë aktin përfundimtar, ku pronarët do të marrin paratë, ndërsa godina do të kalojë në pronësi të shtetit.