Agim Xhafka/

1.

Xhevrija iu sul Giut, burrit të vet, qysh në mëngjes:

-A të thashë kurvar i dreqit, e ke bërë lloto gjithë rrogën, turp të kesh që luan me bukën e fëmijëve!

-Po nga e mësove, moj coftinë e dreqit, kush më spiunoi?

-Më bëri letër ai avropiani, komisari Hahn. Dear Xhevo!,më tha, kujdes burrin, hapi sytë!

2.

Eshtë seç na është, një vend ku televizionet dhe gazetat quhen MERDI!  Cili është?

3.

Ismail, mos na dil më para syve se na kujtohen mijëra vargjet e tua për partinë dhe Enverin. Hoqëm të zitë e ullirit për t’i mësuar përmendësh e s’po ia dalim dot që t’i harrojmë. Se ‘fup’- herë pas here na fanepsesh ti, si relike e asaj kohe merhumësh.

/Veritas.com.al/