Koment nga: L. Skiro/
Sekreti i parë:
Monika kërcënon Lefter Kokën dhe zbulon ‘Ukrainën’
Sapo Monika kishte marrë vesh se njëri nga deputetët e LSI, Lefter Koka, nuk kishte pranuar ‘shtrungën’ e deputetëve të tjerë për të dorëzuar mandatin kolektivisht, kryetarja shpërtheu: ‘Nuk guxon njeri ta bëjë këtë…, le të guxojë se ia bëjmë si atij në Ukrainë’… Mediat që ndiqnin detajet e revolucionit anti- mandat, shkelën mbi lajmin dhe kapërcyen pa e vënë re.
Por këtu fshihet thelbi i krimit të ruajtur edhe brenda opozitës: Piramida politike mes partive është ndërtuar në këtë mënyrë: “T’i di krimet e tua dhe ti m’i di krimet’. Prandaj janë bashkë në zinxhir politikanët e LSI, për shembull.
Monika e kërcënoi Lefter Kokën se ‘t’i di krimet’, prandaj i tha se ‘nuk guxon’. Të njëjtën gjë bëri Monika, hapur, pak ditë më parë, kur tha se burri i ministres Gjoni është i korruptuar, por meqë ‘ishte kushëri i Ilirit tim, nuk e denoncuam’. Sa të jesh i imi- ji kriminel… Kjo është vija.
Nëse dikush guxon që të dalë nga radha e krimit, atëherë ia bëjnë si ‘atij në Ukrainë’, tha Monika. Çfarë është “ai i Ukrainës”? Ai ishte kandidat për president, por kur presidenti Petroshenko, i korruptuar deri në grykë, e mori vesh kandidaturën, iu lëshua: “Guxo, po deshe, se do ta shikosh’. Jemi brenda mafies, si me Ukrainën, si me LSI
Sekreti i dytë:
Luli dhe Monika ia fshehën popullit çfarë tha Amerika:
Një natë para protestës para Kuvendit për dorëzimin e mandateve, Departamenti Amerikan i Shtetit, kishte telefonuar si Monikën edhe Lulin dhe iu kishte këshilluar dy kryetarët e partive “kundër dorëheqjeve të koordinuara dhe në masë të deputetëve të opozitës nga parlamenti, pasi kjo do të dëmtonte përpjekjet për reforma dhe do të dëmtonte një institucion të rëndësishëm të demokracisë”.
Mirëpo Luli dhe Mona nuk e transmetuan këshillën as në popullin protestues që do të përdorej nesër; as brenda aktivistëve të Partisë përkatëse. Fshehja përbën një krim politik, sepse Amerika është aleat i popullit dhe dëgjohet për çdo hap, ose të paktën populli njoftohet çfarë tha Amerika.
Mirëpo Departamenti i Shtetit po priste çfarë po bëjnë dy liderët e opozitës; kur panë se e fshehën lajmin, atëherë e transmetuan në Zërin e Amerikës… Këta këtu e kishin shpallur Zërin e Amerikës denoncuesin e krimit të zgjedhjeve, pse të mos e besonin për çfarë porosit Departamenti i Shtetit…
Por e kishin fshehur.
Sekreti i tretë:
Sot lideri real i PD, Berisha dëshmoi se opozita nuk e rrëzon dot Ramën.
Prej disa ditësh këta të protestës së Lul Bashës kanë lëshuar thirrje ndaj kryeministrit se : Na prit, erdhëm të të zhdukim me 15, me 16, më 20, në 21…,”mirëpo asgjë nuk ndodhi
Sot në një prononcim për media, Berisha deklaroi se opozita nuk e rrëzon dot Ramën, e rrëzojnë vetëm socialistët. Beriha iu bwri thirrje socialistëve ‘ngrihuni tw rrëzoni Ramwn’. Mirëpo kësaj i thonë që ‘Rama të rrëzojë Ramën’. E ku është opozita këtu?
Që në këtë moment opozita nuk ekziston: As Ramën nuk e rrëzoi, por as njerëzit nuk i la të jetojnë të qetë.
Veritas.com.al/