Sipas Associated Press/
BEOGRAD, Serbi — Një tren ka përplasur autobusin që po transportonte më së shumti nxënës të shkollave të mesme ditën e Premte në jug të Serbisë, duke vrarë pesë persona dhe plagosur të paktën 26 të tjerë, thanë autoritetet.
Përplasja me trenin ndodhi rreth orës 0630GMT (1:30 a.m. EST) të të Premtes afër qytetit të Nishit, sipas policisë.
Fillimisht, policia tha se tre persona kishin vdekur dhe 22 plagosur. Por autoritetet konfirmuan më vonë se dy të tjerë vdiqën në spital dhe se të paktën 26 persona u plagosen.
Mjekët në Nish thanë se disa nga fëmijët janë në rrezik për jetën. Familjarët e tyre janë mbledhur në spital duke pritur informacion.
Televizioni shtetëror i Serbisë thotë se autobusi po transportonte fëmijë të shkollave lokale.
Veritas.com.al/