Për herë të parë Italia ka në krye të qeverisë një grua dhe njëkohësisht një ekstremiste të djathtë. Kryetarja e partisë “Vëllezërit e Italisë”, Giorgia Meloni dhe qeveria e saj e koalicionit të djathtë është betuar të shtunën përpara presidentit të Italisë Sergio Mattarella. Ceremonia nisi në orën 10:00, ndërsa ministrat e qeverisë dhe familjarët e tyre u shfaqën në pallatin presidencial, duke nisur nga ora 09:00 e mëngjesit. Ministrat e parë që u shfaqën ishin ministrat Roberto Calderoli dhe Raffaele Fitto.

E para që vuri dorën mbi kushtetë për të kryer betimin e saj ishte kryeministrja Giorgia Melloni, ndërsa pas saj, para Matarellas u betuan dy zv.kryeministrat, të cilët do të mbajnë dhe detyrën e ministrit të Infrastrukturës dhe Financave, Matteo Salvini dhe Antonio Tajani.

Të dielën do të kryhet dorëzimi i detyrës nga kryeministri, Mario Dragji tek Giorgia Meloni. Hapi i fundit drejt marrjes së së detyrës është të martën, ku qeveria e koalicionit të djathtë, që mori shumicën e votave në zgjedhjet e zhvilluara një muaj më parë pritet që të votëbesohet në Parlamentin e Italisë dhe më pas të nisi menjëherë punën. Për herë të parë Italia ka në krye të qeverisë një grua, e cila do të udhëheq për katër vite qeverinë italiane falë koalicionit me ish-kryeministri Silvio Berlusconi i Forza Italia dhe Matteo Salvini nga Lega.

Ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër do të jetë euro-politikani Antonio Tajani nga partia konservatore Forza Italia (FI). Ministër i Ekonomisë do të jetë Giancarlo Giorgetti nga partia e së djathtës nacoinale Lega. Giorgetti ishte gjithashtu edhe në qeverinë e paraardhësit të Melonit, Mario Draghi. Giorgetti konsiderohet si i moderuar dhe përfaqësues pro europian i Legas. Kryetari i Legas Matteo Salvini do të jetë ministër i Infrastrukturës dhe zëvendëskryeministër ashtu si edhe Tajani.

Zonja Meloni  mori njw urim edhe ng a kryeministri i Shqiperisw,  Edi Rama.