Nga sot, Xhani De Biazi nuk është më trajner i kombëtares shqiptare të futbollit. Në një konferencë për shtyp, bashkë me Presidentin e FSHF-së, Armando Duka, italo-shqiptari tha se largohet ‘me trishtim’ nga drejtimi i kombëtares.
“Impenjimi i përditshëm, përpjekja për t’iu transferuar djemve një mentalitet të ri, mentalitetin fitues, angazhimi i vazhdueshëm me ju gazetarët, mediat për t’iu kaluar një komunikim korrekt, transparent, proaktiv ka qenë një punë e detajuar vazhdimisht e mundimshme, nganjëherë dhe e besdisshme.
Dëshiroj të theksoj se që nga sot largohem nga drejtimi i skuadrës përfaqësuese të futbollit duke mos pasur një ekip në të cilin punoj aktualisht, ndërkohë që gjatë këtyre viteve gjithmonë kam rezistuar ndaj tundimeve të ofertave të punës duke ditur që vendi im ishte në udhëheqjen e djemve tanë drejt një rritje të qëndrueshme në drejtim të realizimit të objektivave, por organizimit dhe të vetë lojtarëve”, tha mes emocionesh, De Biazi.
Ndërkohë, edhe zoti Duka vlerësoi punën e bërë deri më tani nga tekniku italian, i cili përfaqësoi Shqipërinë në kampionatin europian të futbollit.
Veritass.com.al/