Lënda plasëse i është vendosur gjatë natës makinës së Drejtorit të Hekurudhave në Durrës, Adi Dyrmishi. Makina e tij ishte parkuar pranë pallatit ku ai banon, afër stacionit të trenit.

Dyrmishi e ka pikasur lëndën plasëse pra se të hipte në mkinë, dhe kjo e ka shpëtuar nga ngjarja e tmerrshme që mund të ndodhte.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Dyrmishi, prej një viti mban postin e Drejtorit ë Hekurudhave, ndërkohë që me herët ai ka mbajtur postin e drejtorit të zyrës se Pasurisë se Paluajtshme.

“Më lajmëruan komshinjtë mëngjesin e sotëm se një bidon i zi gjendej poshtë makinës së tij. Fqinjët e kishin parë dhe me morën në telefon. Shkova e pashë bidonin e zi poshtë makine dhe lajmërova, bidoni ishte në tokë. Nuk e di nëse ishte vënë për mua apo për dike tjetër, sepse nuk kam konflikt me njeri. Unë lëviz në këmbë në gjithë Durrësin dhe nuk mendoj se jam unë objektivi”, tha Dyrmishi.

Veritas.com.al/