Një sasi lënde plasëse iu vendos zyrës noteriale të noterit Fran Gjoni në Lezhë. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në qendër të qytetit, ku pati vetëm dëme materiale. Gazetari Gjergj Figuri raporton se në deklaratën e parë që ka dhënë noteri, ka pohuar se nuk ka konflikte me njeri.

“Ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me individë të tjerë. Nuk ka pasur indicie të personave që mund t’i kenë shfaqur ndonjë problematikë në lidhje me profesionin e tij apo aktet noteriale që mund të ketë kryer”, raportoi gazetari Gjergj Figuri në lidhje me deklaratën e parë të Fran Gjonit.

Fran Gjoni është vëllai i ish gjyqtarit Gjin Gjoni, i cili prej një viti është bërë pjesë e politikës si kryetar i Partisë Demokratike në Lezhë dhe kandidat për primare për të qenë deputet.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *