Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka anuluar takimin e planifikuar me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, duke e quajtur “një zemërim i llahtarshëm dhe armiqësi të hapur” atë që manifestoi Kim.

Vendimi i Trump u mor edhe pasi Kim vendosi të zbatojë premtimin për shkatërrimin e pozicioneve të provave bërthamore.

Duke iu referuar axhendës për takimin në 12 qershor me Kim në Singapor, Trump tha në një letër drejtuar liderit të Koresë së Veriut: “ Me keqardhje, bazuar në zemërimin e llahtarshëm dhe armiqësinë e hapur që u shfaq në shumicën e deklaratave tuaja të fundit, e ndjej se do të ishte e papërshtatshme, në këtë moment, që të kemi këtë takim të planifikuar prej një kohe të gjatë”, shkroi Trump.

Veritas.com.al/