Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të reja.

“Ne do të njoftojmë Kanadanë për tarifën që do të paguajë – për të bërë biznes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës – brenda periudhës së ardhshme shtatëditore”, tha dje Trump  në një postim në media sociale.

Trump përmendi planin e Kanadasë për të vendosur një taksë digjitale ndaj kompanive amerikane si arsyen e anulimit të bisedimeve tregtare.

“Ky është një sulm i drejtpërdrejtë dhe i hapur ndaj vendit tonë”, tha Trump.

“Kanadaja padyshim po kopjon Bashkimin Evropian, i cili ka bërë të njëjtën gjë dhe aktualisht është në bisedime me ne”, tha ai

Qeveria kanadeze prezantoi një taksë të re digjitale (DST) një vit më parë, ndërsa ish-presidenti i SHBA-së, Joe Biden ishte ende në detyrë.

DST thuhet se i detyron kompanitë e mëdha vendase dhe të huaja të paguajnë një taksë prej 3% ndaj shitjeve të caktuara – të gjeneruara nga përdoruesit online në Kanada.

Me këtë qasje, Kanadaja synon të sigurojë që kompanitë digjitale të tatohen aty ku ato nxjerrin fitim – në këtë rast në fqinjin e saj amerikan.

SHBA-ja padyshim është vendi partner më i rëndësishëm tregtar i Kanadasë.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *