Presidenti Trump, në fjalimin e tij në State of Union, mbajtur te martën, u ngrit kundër hetimeve “qesharake” dhe “politikës se hakmarrjes” dhe u lut për unitet, ndërsa Uashingtoni përsëri e gjen veten të bllokuar për financimin e sigurisë kufitare dhe në prag të një mbyllje tjetër të qeverisë … Duke parashtruar fitimet ekonomike gjatë dy viteve të para në detyrë, si dhe fitoret legjislative mbi çështje si reforma e drejtësisë penale, Trump paralajmëroi se thellimi i tensioneve partizane minon përparimin e Amerikës.

“Një mrekulli ekonomike po ndodh në Shtetet e Bashkuara – dhe e vetmja gjë që mund ta ndalojë atë janë luftërat e pamend, politikat ose hetimet qesharake partizane”, tha Trump, në një referencë të dukshme ndaj padive të Demokrateve te Kongresit ndaj administratës së tij dhe ndoshta në hetimin ndaj Rusisë te këshilltarit te posaçëm Robert Mueller.

“Nëse do të ketë paqe dhe legjislacion, nuk mund të ketë luftë dhe hetim, thjesht nuk funksionon në këtë mënyrë”.

Në të njëjtën kohë, presidenti nuk u tërhoq nga këmbëngulja e tij që Kongresi të financojë një mur në kufi, i cili ishte në qendër të një mbylljeje qeveritare prej 35 ditësh që përfundoi vetëm pak javë më parë dhe mund të nxiste një tjetër mbyllje më 15 shkurt. Toleranca për imigracionin e paligjshëm, tha Trump, është “e pa mëshirshme”, por “mizore”.

“Ta themi thjesht, muret funksionojnë dhe muret shpëtojnë jetë,” tha Trump.

“Pra, le të punojmë së bashku, të bëjmë kompromis dhe të arrijmë një marrëveshje që vërtet do ta bëjë Amerikën të sigurt”. Megjithatë, demokratët kryesorë sinjalizuan se adresimi i Trumpit në State of Union nuk bëri shumë për t’i bindur ata se një kompromis legjislativ për ndërtimin e murit të tij të propozuar kufitar është i mundur.

VERITAS.COM.AL/