Nga: Fox News/

Presidenti Trump deklaroi të Dielën se qeveria e SHBA do të shpallë grupin e majtë Antifa si një organizatë terroriste.

Kjo vjen pasi Trump e ka fajësuar Antifën për trazirat që po ndodhin në të gjithë vendin në përgjigje të vdekjes së George Floyd, njeriut të zi të paarmatosur që vdiq 25 maj ndërsa ishte në paraburgim policor në Minneapolis, pasi një oficer i vuri gjunjët në qafë për më shumë sesa 8 minuta në një incident të kapur në video.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përcaktojnë ANTIFA-n si një Organizatë Terroriste,” shkroi në Twitter Trump pasditen e së Dielës.

Mbetet e paqartë se kush qëndron pas përshkallëzimit të asaj që filluan si protesta paqësore kundër policisë, me akuza kundër ekstremistëve të majtë dhe nacionalistëve të bardhë. Presidenti ka qenë i detyruar për të vënë gishtin.

“Kjo është ANTIFA dhe e majta Radikale. Mos  fajësoni të tjerë!” tweetoi Trump  të shtunën.

VERITAS.COM.AL