-Zëdhënësja e  Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, ka zbuluar në Twitter se presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe zonja e parë kane vizituar “trupat tona në Irak”-

Nga: Giovanna Stella/

 

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, ka shkruar sot në Twitter se presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe zonja e parë vizituan “trupat tona dhe udhëheqjen ushtarake për t’i falënderuar për shërbimin e tyre, suksesin dhe sakrificën e tyre dhe për ti uruar Gëzuar Krishtlindjet “.

Një vizitë surprizë.Air Force One, në fakt, u ngrit menjëherë pas mesnatës nga baza ajrore Andrews dhe arriti sot në Al Asad, në perëndim të Bagdadit. Dhe njoftimi i Shtëpisë së Bardhë nisi pasi WikiLeaks kishte zbuluar se ishte në proces një udhëtim i aeroplanit presidencial. Por jo vetëm. WikiLeaks kishte shkruar gjithashtu se avioni kishte fikur transponderin ne momentin e hyrjes në hapësirën ajrore të Rumanisë.

Mberritur në Irak dhe shkëmbyer përshëndetjet me ushtarët amerikanë, Donald Trump ka bere disa fotografi. “Nuk ka asnje plan” për të tërhequr ushtarët amerikanë në Irak.I ka shpjeguar me pas ushtarakeve. Pas njoftimit të tërheqjes së trupave nga Siria, pra, Irakun nuk e pret i njëjti fat.

Dhe pikërisht prej Sirise, presidenti amerikan ka theksuar se Shtetet e Bashkuara nuk mund të jenë më “xhandare” të botës. “Shtetet e Bashkuara nuk mund të vazhdojnë të jenë xhandarët e botës,” ka thene. “Është e padrejtë kur barra bie e gjitha mbi ne, Shtetet e Bashkuara”.

Dhe gjithmonë duke iu përgjigjur gazetarëve, Trump ka përsëritur se mbyllja do të zgjasë “për sa kohë që është e nevojshme, kemi nevojë për mur, kemi nevojë për siguri për Vendin tonë.Kemi terroristë që vijnë përmes kufirit jugor”.

Veritas.com.al/