Presidenti i Amerikës, Donald Trump duke folur në konferencë për media së bashku me kancelaren gjermane, Angela Merkel e ka cilësuar emigrimin si privilegj.

“Emigrimi është privilegj dhe jo e drejtë. Siguria e qytetarëve tanë duhet të jetë primare. Duhet t’i mbrojmë qytetarët nga terrorizmi, shtetet duhet ta luftojnë këtë dukuri”, ka thënë Trump, transmeton lajmi.net

Ai ka folur edhe për NATO-n, duke thënë se i ka ofruar Merkelit mbështetje të fortë për këtë organizatë.

“Unë ia përsërita kancelares Merkel mbështetjen e fortë për NATO-n. Miqësia e ngushtë mes Amerikës dhe Gjermanisë është ndërtuar me anë të vlerave të përbashkëta”, theksoi Trump.

“Amerika është trajtuar padrejtësisht nga shumë shtete, dhe kjo duhet të përfundojë”, është shprehur Trump para gazetarëve.

Trump ka folur edhe për ligjin e kujdesit shëndetësor, duke e cilësuar si mjaft të nevojshëm për miratim.

/Veritas.com.al/