Raport special/

Shqipëria është bërë prodhuesi më i madh në Europë i kanabisit të rritur në natyrë.

Plantacionet e mëdha janë përshkruar si “ari i gjelbër” i fermerëve të ndaluar. Në një vend të varfër kjo është një industri miliarda euroshe.

Në një rrugë të pashtruar, në një fshat të vogël në veri të Tiranës, ndodhet një shtëpi me tulla gjysmë e ndërtuar. Ajo qëndron vetëm dhe duket e braktisur. Aroma marramendëse që vjen nga një prej dhomave zbulon funksionin e saj aktual: prodhimin e kanabisit.

Brenda, më shumë se gjysma e dyshemesë është e mbuluar me gonxhet e thata të drogës.

“Këtu ka rreth 20 kg,” thotë njeriu që e zotëron atë. Ai është i ri, në fund të 20-tave ndoshta, i veshur me xhinse, një kanotiere të ngushtë dhe atlete. Ai është një nga mijëra personat që bëjnë para nga bumi i kanabisit.

Në Shqipëri, një kilogram i kësaj droge ilegale shitet mes 100 dhe 200 eurove. Në Itali ajo do të shkojë deri në 1.500 euro. Dhe shumica e kulturave të kanabisit trafikohet jashtë- në veri përmes Malit të Zi, në jug për në Greqi ose në perëndim përmes Adriatikut në Itali.

/Veritas.com.al/