Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë diskutuar mbi ndërhyrjen e imagjinuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara vitin e kaluar.

Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Rex Tillerson e përshkroi shkëmbimin e mendimeve si “të fuqishëm”.

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov tha se zoti Trump ka pranuar pohimin e zotit Putin se vendi i tij nuk është përgjegjës.

Por zoti Tillerson tha se nuk ishte e qartë nëse të dy vendet do të vijnë ndonjë herë në një marrëveshe për çfarë ka ndodhur.

“Mendoj se presidneti është tërësisht i fokusuar se si me lëvizim përpara nga një gjë që mund të jetë një mosmarrëveshje tërheqëse drejt kësaj pike”- shtoi ai.

Presidentët e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë mbajtën takimin e para sy për sy për bisedime gjatë punimeve të samitit të G20 në qytetin e Hamburgut; samit që po mbahet mes protestave të dhunshme.

Temat e tjera të diskutuara gjatë takimit- që zgjaën rreth 2 orë e çerek, më gjatë se sa ishin planifikuar- përfshinë luftën në Siri, terrorizmin dhe sulmet kibernetike.

Veritas.cm.al/