(FOTO: Gjatë darkës, Melania qëndroi në krah të Putin. REUTERS)/

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe homologu Rus, Vladimir Putin kishin një tjetër bisedë, deri tani të pazbuluar, gjatë takimit të G20 të këtij muaji. Këtë ka konfirmuar vetë Shtëpia e Bardhë.

Ta folën diku afër përfundimit të darkës zyrtare, por Shtëpia e Bardhë nuk ka zbuluar se çfarë është diskutuar.

Presidenti Trump ka kundërshtuar ‘zbulimin’ e mediave rreth bisedimeve, si  “të sëmura”.

Marrëdhëniet e të dy liderëve janë nën këqyrje të kujdesshme mes dyshimeve për ndërhyrje Ruse në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara.

Agjencitë e inteligjencies në Shtetet e Bashkuara besojnë se Moska tentoi të paguante favore nga zoti Trump, gjë që Rusia e ka mohuar. Zoti Trump ka hedhur poshtë thënie  të tilla për çfarëdo marrëveshje të fshehtë.

Veritas.com.al/

Russian President Vladimir Putin seen top right, next to US First Lady Melania Trump at a banquet during the G20 Summit in Hamburg.