HELSINKI(Reuters)-Presidenti amerikan Donald Trump u ul me Vladimir Putinin për një samit të shumëpritur të hënën duke thënë se donte marrëdhënie të mira me Rusinë, pasi fajësoi vete të kaluarën Uashingtonit “marrëzi dhe budallallëk” për lidhjet armiqësore mes vendeve.

“Unë kam thënë, dhe unë jam i sigurt që keni dëgjuar gjatë viteve … se bashkëpunimi me Rusinë është një gjë e mirë jo një gjë e keqe,” tha Trump, duke qëndruar pranë Putinit në fillim të bisedimeve ne një pallat presidencial te zbukuruar në Finlandën neutrale.

Trump shtriu dorën për të shtrënguar dorën e Putinit, para se mediat të dilnin jashtë. Të dy burrat do të takoheshin vetëm, me pjesëmarrjen  vetëm të përkthyesve para një dreke pune me ndihmësit. Trump tha se ata do të flisnin për një sërë çështjesh, duke renditur tregtinë, ushtrinë, armët bërthamore dhe Kinën.

Por, të paktën në vërejtjet e tij publike në fillim, ai nuk përmendi asnjë nga çështjet që kohët e fundit I kanë çuar marrëdhëniet SHBA-Rusi në pikën më të ulët që nga Lufta e Ftohtë: aneksimi i territorit te Ukrainës nga Moska, mbështetja e saj për Bashar al-Assadin e Sirisë , si dhe akuzat perëndimore për helmimin e një spiuni në Angli dhe përzierja në zgjedhje.

Veritas.com.al/