![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2017/02/94749761_7adfcd4e-5b5b-4a4c-9662-498f725b4fab.jpg)
(FOTO: Gjeneral McMaster)/
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka emëruar Gjeneral Leitnant HR McMaster si këshilltar i tij për Sigurinë Kombëtare.
Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë Gjeneral leitnant Michael Flynn i cili dha dorëheqjen tre javë pas fillimit të detyrës.
Gjenerali i Ushtrisë Amerikane, HR McMaster ka shërbyer në Irak dhe në Afganistan, ku punoi si drejtues i një organizmi anti- korrupsion.
/Veritas.com.al/