/Nga Veritas.com.al/

 Zgjedhjet parlamentare të jashtëzakonshme në Maqedoni mbaruan. Ndryshimi më i madh mes tyre dhe nesh është se, ndërsa votimet mbaruan nga 0ra 19 e djeshme, rreth mesnatës dolën rezultatet; thuajse të plota. Edhe në qoftë se nuk janë qind për qind, rezultatet janë tregues se cili do ta formojë qeverinë e ardhshme.

Mediat shqiptare, si në Shkup edhe nëpër botë po thonë se qeveria e re “është në dorë të shqiptarëve”. Kur e lexon këtë frazë duket se votuesit shqiptarë që janë në pakicë përballë sllavëve paskan fituar shumicë në votim. Do të ishte paradoks. Por nuk është kështu.

Fraza se “shqiptarët kanë në dorë” qeverinë po thuhet në kuptimin që do të jenë “king make”, parti të vogla që po anuan në një anë, ajo anë e formon qeverinë. Po këtu nuk ka asgjë për t’u gëzuar. Sepse ky rol iu është dhënë shqiptarëve nga vetë fati i tyre që u vendosen në një shtet ku shumica përbëhet nga etnia tjetër, sllave. Kështu që në demokraci, shqiptarët do të jenë ata që vendosin në fund në cilën anë të qëndrojnë. Aq më tepër pas Marrëveshjes së Ohrit, që e detyron shumicën në Maqedoni të përfshijë në qeverisje shqiptarët.

Edhe në zgjedhjet e kluara ka ndodhur e njëjta gjë: Kryeministri Gruevski  nuk mund të ndërtonte qeveri dhe as të rrinte më këmbë pa pasur me vete shqiptarët e BDI-së së Ahmetit.

Edhe kësaj here mund të ndodhë po kështu, sepse Gruevski ka fituar shumicë parlamentare, me një dallim të vogël nga Partia e Dytë sllave- maqedonase, parti e vjetër socialdemokrate, LSDM. Por Ali Ahmeti ka humbur disa deputetë- gjë që i ka bërë të gëzohen shqiptarët e tjerë politikanë, duke nisur nga Menduh Thaçi i PDSH- një parti më e vjetër shqiptare se BDI. Thaç kësaj here ka dalë me rezultat fatkeq, 2,5 përqind, kur ishte kandidat për gtë formuar qeverinë më parë. Megjithatë nuk shikon punën e vet, por gëzohet pse humbi Ali Ahmeti.

Sidoqoftë Thaci ka gjetur rast që të gëzohet pas fatkeqiësisë që i ra.

Një parti tjetër e re shqiptare ëshstë ngritur, ajo quhet “Besa”. Kjo vjen në zgjedhje për herë të parë, por ka fituar 53 mijë vota, dmth diku te 6 ose 7 deputetë. Thaci ka thënë s e “ia jap votat Besës me qëllim që t’i bashkojë me Social- Demokratët sllavo maqedonas dhe të formojnë qeverinë.

Megjithatë, akoma nuk mund të thuhet se cili do ta formojë qeverinë. Mund të jetë edhe kombinimi mes Social- Demokratëve LSDM me shqiptarët, që janë përhapur nëpër tre a katër parti të vogla. E vogël quhet tani edhe partia e Thacit, që dikur ishte shumë agresive dhe bashkëqeverisëse.

/ Veritas.com.al/

g

1

2

3

5

6