Administrata e re e Presidentit Trump po përgatit urdhrat ekzekutiv që do të minimizojnë rolin që do të luajë Shteteve e Bashkuara në Kombet e Bashkuara dhe në organizma të tjerë ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe mbështetjen ndaj Palestinës ose organizata që përfaqësojnë Palestinën.
Sipas një raporti të publikuar në “New York Times” të mërkurën, i pari nga dy draftet e urdhrave bën thirrje për ndërprerjen e fondeve të Shteteve të Bashkuara për UN ose ndonjë tjetër agjenci globale, sipas kritereve në listë.
Një nga këto kritere është në qoftë se i kanë dhënë Autoritetit të Palestinës ose Organizatës për Çlirimin e Palestinës, anëtarësim të plotë, ose çdo organizate “që është e kontrolluar ose e influencuar nga ndonjë shtet që sponsorizon terrorizmin”.
Urdhri i Trump- sipas “Times” bën thirrje për reduktimin e “të paktën 40 për qind” të fondit ndaj organizatave ndërkombëtare.
Komiteti i krijuar me urdhër ekzekutiv, do të bëjë rekomandime specifike se cilat fnde duhet të priten. Urdhri i dytë ekzekutiv i Trump “Moratorium mbi Traktatet multilaterale” bëjnë thirrje për rishikimin dhe ngrirjen traktateve mes Shteteev të Bashkuara me më shumë se një shtet.
Të dy urdhrat bëjnë thirrje për rishikimin e fondeve që do të shkojnë në favor të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, edhe sikur Shtetet e Bashkuara të mos kenë çliruar fonde kohët e fundit për to.
/Veritas.com.al/