Donald Trump ka thirrur Drejtorin Ekzekutiv të Twitter, Jack Dorsey,ne  Zyren Ovale te Shtëpisë së Bardhë për ta pyetur atë rreth humbjes nga profili i tij zyrtar te rreth 200,000 ndjekesve. “President, mos u shqetësoni: ishin profile false”

Roberto Bordi/

Donald Trump dihet se është një tweetues kompulsiv. Me pothuaj 60 milionë ndjekësit e tij, është ndër personazhet më të ndjekura publike në Twitter.

Megjithatë, në kohët e fundit, presidenti i Shteteve të Bashkuara e kishte kuptuar se diçka nuk shkonte. Në fakt, në pak muaj, profili i tij zyrtar ka humbur saktësisht 204 mijë fansa. Një rënie e papritur që nuk shkonte tek banori i Shtëpisë së Bardhë, i cili ka vendosur të thërrasë Ceo-n e kompanisë te Silicon Valley, Jack Dorsey, në Shtëpinë e Bardhë me qëllim që t’i kërkonte shpjegime.

Washington Post tregon për takimin në Zyrën Ovale midis Trump dhe Dorsey. Potusi (Presidenti i Shteteve të Bashkuara) thuhet se ka akuzuar kompaninë me seli në San Francisko se ka eliminuar qëllimisht ndjekësit e tij. Një akuzë në linjë me fjalët me helm të mëparshme të Trump-it ndaj platformës së Dorsey, nga ai të dyshuar për censurimin e zërave konservatorë. Ceo i Twitter i shpjegoi atij se nuk kishte arsye për t’u alarmuar, pasi presidenti amerikan nuk ishte i vetmi që humbiste ndjekësit.

Sipas Dorsey, rënia e ndjekësve duhet të gjendet në strategjinë që kompania kaliforniane po kryen që nga vera e kaluar për të hequr profilet mashtruese dhe spam.

Shpjegim që duket se e ka bindur presidentin amerikan, i cili ka braktisur tonet e tij të zakonshme luftarake për të shkruar në Twitter (rastësisht) këtë mesazh: “Takim i madh në Shtëpinë e Bardhë këtë pasdite me @Jack-un e @Twitter. Kemi diskutuar mbi shume argumente qe kane te bëjnë me platformen dhe boten e mediave sociale në përgjithësi . Shpresojmë të mbajmë një dialog të hapur në të ardhmen “,tweetim që Trump ka dëshiruar t’ia besoje rrjetit.

Veritas.com.al/