Presidenti Donald Trump tha për moderatorin ‘Sean Hannity të Fox Neës, se retorika kërcënuese e përdorur për ta prurë diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un në tryezën e bisedimeve e bën të ndjehet “budalla”.

Pranimi i kësaj surprize erdhi pasi Hannity  e pyeti presidentin rreth kritikave që burojnë nga gjuha bombastike që ai iu drejtua liderit të Koresë së Veriut gjatë një interviste që do të transmetohet të Martën në mbrëmje.

“Shumë njerëz kritikojnë atë që thatë  ‘Little Rocket Man’ ose ‘zjarr dhe furi,’ ose kur ai tha: “oh, unë kam butonin e kuq në tavolinën time “dhe ju thatë se “Mirë, po butoni im është më i madh dhe funksionon më mirë se i juaji”….; si u përzjetë në këto gjëra?”, pyeti Hannity.

“Unë mendoj se se pa retorikë ne nuk do të ishim këtu ku jemi. Unë realisht besoj këtë. Ju e dini, ne vendosëm sanksione deh të gjitha gjërat që mund të bënim”, tha Presidenti Trump.

Veritas.com.al/