Trump, dje, shprehu publikisht mbështetjen e tij për ish-Ministrin e Jashtëm Boris Johnson, i cili dha dorëheqjen në shenjë proteste ndaj planit të May për ta zgjatur afatin e Brexit.
Boris Johnson “do të ishte një kryeministër i madh”, tha Trump, duke lënë në qoshe May, tashmë në telashe për dezertimet e fundit në qeverinë e saj.
Johnson, si David Davis, Sekretar i Shtetit për Brexit në Mbretërinë e Bashkuar, gjithashtu i sapo dorëhequr edhe ai, ishte midis mbështetësve të “hard Brexit”.
Veritas.com.al/