John Bolton, Këshilltar per Sigurinë Kombëtare te SHBA, ka ftuar zyrtarisht Presidentin rus Putin në Shtëpinë e Bardhë

 

Për t’ i drejtuar ftesen presidentit rus ka qene John Bolton, Këshilltar per Sigurinë Kombëtare te SHBA-se.

Gjatë vizitës së tij në Moskë, Bolton i ka transmetuar liderit të Kremlinit, Vladimir Putin, ftesën e Presidentit Donald Trump për të shkuar në Uashington për vizitë. Lajmi u bë i njohur nga vetë Bolton, i cili tani është në një mision në Tbilisi të Gjeorgjisë. Bolton njoftoi më pas se takimi mes Trump dhe Putinit parashikuar në Paris, në prag të festimeve për 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, më 11 nëntor, do të jetë i shkurtër. Që ftesa ndoshta do të ishte kjo kishte dalë tashmë që në korrik.

Të dy udhëheqësit janë takuar tashmë, ballë për ballë, në Helsinki. Me atë rast Trump, në kundërshtim me CIA-n, ka mohuar se Rusia është një armik për SHBA. Megjithatë, një ftesë zyrtare dhe një takim në Shtëpinë e Bardhë është një tjetër gjë. Në fakt, mund të shënonte fillimin e shkrirjes se akullit mes dy vendeve.

Të dy liderët, gjithashtu,e dinë mirë se dialogu i tyre është thelbësor, me dosier të shumta të hapura për te cilat  dy fuqitë duhet të konfrontohen (Irani, Koreja e Veriut, Siria, para së gjithash, por edhe marrëdhënia delikate me Kinën).

Veritas.com.al/