TEL AVIV – Presidenti Donald Trump kërcënoi të dielën Turqinë se do ta “shkatërronte atë ekonomikisht” nëse sulmon trupat Kurde pas tërheqjes së SHBA nga Siria.

Ai paralajmëroi gjithashtu Kurdët kundër Ankarasë “provokuese” .

Njoftimi i befasishëm i Trump muajin e kaluar duke urdhëruar tërheqjen e plotë të trupave të SHBA nga Siria shkaktoi dënimin nga palë të ndryshme të interesuara duke përfshirë komandantët e SHBA dhe Izraelin dhe nxiti dorëheqjen e Sekretarit të Mbrojtjes Jim Mattis.

Lëvizja u konsiderua gjithashtu si tradhti e milicisë kurde të YPG, e cila ishte në ballë të luftës kundër Shtetit Islamik në verilindje të Sirisë.

Komandantët e Shteteve të Bashkuara propozuan që luftëtarët Kurdë që luftonin grupin terrorist të Shtetit Islamik të lejohen të mbajnë armë të furnizuara nga Shtetet e Bashkuara, raportoi Reuters në fund të muajit të kaluar.

Turqia, e cila e konsideron YPG një grup terrorist, nuk ka dëshirë që ata të mbajnë armët e tyre pa shqetësimin se do të përfundojnë në duart e separatistëve Kurdë.

“Do ta shkatërroj ekonomikisht Turqinë nëse godasin Kurdët”, tweetoi Trump dhe shtoi se ai dëshironte të shihte krijimin e një “zone të sigurt” prej 20 milje.

“Filloi tërheqja e gjate nga Siria duke goditur fort mbetjet e pakta te kalifatit territorial te ISIS, dhe nga shumë drejtime. Do të sulmoj përsëri nga bazat ekzistuese aty pranë nëse riformohet, “tha Trump.

Veritas.com.al/