Administrata e presidentit Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të anulojë lejet e qëndrimit për afërsisht 200, 000 njerëz nga El Salvador që jetojnë dhe punojnë në vend.

Programi Humanitar, ‘Temporary Protected Status’ (TPS), kishte garantuar pas një serie tërmetesh që prekën vendet e Amerikës Qendrore në vitin 2001.

Pa lehtësirat që kishte krijuar TPS, Salvadoranët do të jenë shumë të ekspozuar para ligjit për t’u arrestuar dhe depërtuar.

Administrata e Trump gjithashtu ka eliminuar mbrojtjen e TPS nga dhjetëra mijëra njerëz nga Haiti dhe Nicaragua.

Mbrojtja për Salvadorianët ishte caktuar që të mbaronte të hënën, pas afërsisht dy dekada nën statusin e proteksionit sipas një marrëveshje mbi katastrofat e natyrës në vendin e tyre të origjinës.

Departamenti i Sigurisë së Brendshme ka planifikuar të lejojë Salvadoranët deri në 9 Shtator, 2019 që të largohen nga Shtetet e Bashkuara ose të gjejnë rrugë ligjore për të qëndruar në vend.

Veritas.com.al/