-Mesazhi i presidentit amerikan me rastin e Ditës Kombëtare për Viktimat e Komunizmit-

Nga: Matteo Orlando / 

Donald Trump, nëpërmjet një mesazhi, mori pjesë në edicionin e dytë të National Day for the Victims of Communism, Ditës Kombëtare për Viktimat e Komunizmit.

“Nderojmë kujtimin e mbi 100 milionë njerëzve që janë vrarë dhe përndjekur nga regjimet komuniste totalitare. Rikonfirmojmë mbështetjen tonë të vendosur për ata që luftojnë për paqe, prosperitet dhe liri në të gjithë botën,” ka shkruar Presidenti amerikan.

Trump ka kujtuar se që nga revolucioni bolshevik i vitit 1917 në Rusi, bota ka dëshmuar efektet e ideologjisë komuniste tiranike, efekte që janë “ankthi, represioni dhe vdekja”.

Komunizmi, ka shpjeguar komandanti ne krye te Shteteve të Bashkuara, “duke nënshtruar të drejtat e njeriut ndaj supozimit te mirëqenies të të gjithëve, provokon shfarosjen e lirisë fetare, të pronës private, të lirisë së fjalës dhe, shumë shpesh, të jetës”.

Në këtë edicion të vitit 2018 të Ditës Kombëtare për Viktimat e Komunizmit Trump ka dashur të kujtojë, në mesin e shumë tmerreve të shkaktuara nga komunizmi, historinë e ukrainasve te lënë me qëllim të vdesin nga uria ne Holodomor (genocidi i urdhëruar nga Stalini në Ukrainë 1929-1933 “shtuar” me dëbimet, vrasjet, ekzekutimet, masakra të tmerrshme, të cilat shkaktuan më shumë se pesë milionë viktima), rusët pastroheshin në Terrorin e Madh (një periudhë e represionit politik stalinist në vitet 1937-38, gjatë të cilave ishin arrestuar në BRSS rreth 2 milionë njerëz dhe 700.000 prej tyre u ekzekutuan si “armiq të popullit”, “kundër-revolucionarë”, “tradhtarë”, së bashku me familjet dhe miqtë e tyre), e kamboxhianë te vrarë në kampet e shfarosjes (i ashtuquajturi “genocidi Kamboxhian ” ndodhur në mes të viteve1975 dhe 1979, kur, nën udhëheqjen e Pol Potit,” Khmeret e kuq “maoistë, përmes kampeve te punës në fusha, ekzekutimeve ne mase, punës së detyruar, abuzimeve fizike, kequshqyerjes dhe semundjeve, vrane 1.5 në 3 milione kamboxhianë, rreth 25% te popullsisë së përgjithshme të Kamboxhias) dhe berlinezët të cilët u vranë, ndërsa tentonin tja mbathnin drejt lirisë.

“Viktimat e këtyre dhe shumë mizorive të tjera,” shkroi Trump, “dëshmojnë në heshtje për faktin e pamohueshëm se komunizmi dhe përndjekja e saj do të jenë përgjithmonë destruktive për shpirtin njerëzor dhe për prosperitetin e njerëzimit”.

Trump ja dedikoi  ditën kujtimit të gjithë atyre që ju mohua bekimi i madh i jetës, ajo e lirisë dhe ajo e kerkimit të lumturisë, nën çdo regjim shtypës komunist. “Qajme për humbjet e padurueshme që shumë kanë përjetuar nën komunizmin dhe rinovojmë angazhimin tonë për të vazhduar te avancojme kauzën e lirisë dhe mundësive për të gjithë”.

Presidenti i SHBA Donald Trump vendosi të institucionalizonte një ditë kombëtare në kujtim të viktimave të komunizmit më 7 nëntor vitin e kaluar, pikërisht në ditën në te cilën ne1917, bolshevikët filluan revolucionin rus.

Veritas.com.al/