Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës zyrtare në Kroaci analizoi tensionet e fundit veri të Kosovës dhe vrasjen e efektivit të Policisë së Kosovë, nga një grup serbësh të armatosur.

Ai bëri thirrje, që BE-ja të aplikojë masa ndëshkimi dhe sanksione për Serbinë. Shefi i qeverisë theksoi se është e papranueshme që në mes të Evropës, të ndodhin akte të tilla.

“Na duhet një qëndrim i unifikuar lidhur me atë që ndodhi kjo vetëm në fjalë por me fakte. Evropa e bashkuar, kryeministri i Kroacisë është një ndër njohësit më të thellë të labirinteve të kështjellës së Harry Poterit evropian. Këtu bëhet fjalë për masa simetrike minimumi që duhet të merren jo vetëm nga Kosova , por minimumi edhe në Serbi. Masat të merren edhe për Serbinë. Ka programe ka marrëdhënie për t’i thënë “stop” dhe në asnjë mënyrë nuk mund të pranohet që në mes të Europës dhe një rajoni një grup kriminal i armatosur gjer në dhëmbë ushtarakisht me uniforma ilegale t’i marrë jetë një polici e t’i gëzohet nderit më të lartë të zisë kombëtare. Ky është kulmi dhe e papranueshme”- theksoi Rama.