Trump dhe Pompeo kanë emëruar një docente të Harvardit si kreun e organit të ri, te kritikuar ashpër nga demokratet dhe nga OJF-të humanitare

Gerry Freda

Administrata Trump ka pak qe ka ngritur brenda departamentit të Shtetit një komision mbi të drejtat e njeriut, i ngarkuar për t’i dhëne mendime qeverisë federale për çështjet etike.

Në veçanti, ky organ këshillimor, i quajtur “Komisioni për të drejtat e patjetërsueshme” dhe i përbëre nga 10 anëtarë, do të ketë detyrën të stilojë një “liste të re të lirive themelore individuale“, duke përditësuar kështu dispozitat “më të vjetruara” të Deklaratës universale të të drejtave të njeriut, adoptuar nga Kombet e Bashkuara në 1948. Institucioni i sapokrijuar do t’i garantojë kështu diplomacisë amerikane, sipas Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo, “këshilla vendimtare mbi temat kryesore morale që dalin nga realiteti ndërkombëtar bashkëkohor“.

Gjithashtu sipas Pompeos, komisioni i ri do të ndihmojë ekzekutivin e SHBA që “të dallojë të drejtat autentike të njeriut nga pretendimet e panatyrshme, nga falsifikimet historike dhe furia ideologjike“. Për më tepër, organi konsultativ do t’i kujtojë vazhdimisht Sekretarit te Shtetit dhe Shtëpisë se Bardhë, ka saktësuar përgjegjësi federal i Punëve të jashtme “shkeljet masive të lirive civile në proces në botë, nga Venezuela në Iran, duke stimuluar njëkohësisht presidentin e SHBA për të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm për të ndaluar këtë turp “.

Në krye të “Komisionit për të Drejtat e Patjetërsueshme” është emëruar, me iniciativën e Trump dhe vete Pompeos, Mary Ann Glendon, docente në Harvard dhe ish ambasadore e Uashingtonit pranë Selisë se Shenjtë, që ka premtuar të sensibilizoje autoritetet federale sidomos rreth çështjeve si “aborti, praktikat kontraceptive të detyruara, represioni i pakicave fetare”.

Megjithatë, emërimi i Glendonit u prit me ftohtësi dhe polemikë nga opozita demokratike, sipas të cilëve ish-diplomatja ishte, akuzon fronti liberal, “pranë qarqeve konservatore të Vatikanit”. Eliot Engel, kryetari demokrat i komisionit të Punëve të jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve kombëtarë, ka akuzuar në fakt gruan për përhapjen e “armiqësisë kundrejt të drejtave të komunitetit LGBT dhe kundrejt lirisë së grave për të abortuar” ushqyer nga anëtarë me ndikim të Curias romake si Arqipeshkvi i Nju Jorkut Timothy M. Dolan.

Edhe OJQ-të humanitare kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj emërimit të docentes të Harvardit në krye të “Komisionit për të drejtat e patjetërsueshme“. Për shembull, Joanne Lin, një përfaqësuese e Amnesty International USA, e ka quajtur caktimin e detyrës në fjalë Glendonit si “një gur i mëtejshëm i strategjisë se promovuar nga Trump kundër arritjeve civile të fituara deri tani në Amerikë”.

Vete sekretari i Shtetit ka ndërhyre pastaj për të kundërshtuar kritikat e nisura në adresën e ish-ambasadores, duke i quajtur këto të fundit si “shprehje e paragjykimeve politike” dhe si “qëllime për të tallur parimet e krishtera të forta të deklaruara nga Mary Ann Glendon”.

Veritas.com.al/