Përshkallëzohen më tej tensionet tregtare mes Shteteve te Bashkuara dhe Kanadasë. Presidenti Amerikan Donald Trump njoftoi këtë të martë se do të dyfishojë tarifat për të gjitha produktet e çelikut dhe aluminit që vijnë nga Kanadaja në Shtetet e Bashkuara duke i cuar ato nga 25% në 50%.

Trump shkroi në Truth Social se ka udhëzuar sekretarin e Tregtisë që të bëj të mundur hyrjen në fuqi të tarifave shtesë të mërkurën në mëngjes.

Trump shkroi se Kanadaja duhet të heq menjëherë tarifat për produktet që përdorin fermerët amerikanë ndërsa tha se së shpejti do të shpallë një emergjencë kombëtare për energjinë elektrike në zonën e kërcënuar.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi Kanadanë se mund të rrisë akoma më shumë tarifën prej 25% për makinat që Kanadaja shet në Shtetet e Bashkuara në 2 prill nëse ky vend nuk rrespekton Shtetet e Bashkuara.

Vendimi i Trump vjen pasi Kanadaja vendosi tarifa prej 25% për energjinë elektrike që eksporton në tri shtete Amerikane për mbi 1.5 milionë abonentë familjar dhe biznese

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *