Nga Jim Hayek

Presidenti Donald Trump u lirua nga të dyja nenet e Impeachmentit partizan të Dhomës Demokrate të mërkurenn kur Senatorët hodhën votat e tyre në gjyqin e impeachmentit.

Në nenin e parë të impeachmentit për shpërdorim të pushtetit, Trump u lirua me një votim 52 me 48.

Senatori republikan i Utah, Mitt Romney ishte i vetmi Republikan që dezertoi nga partia dhe votoi për dënim, hera e parë në historinë e SHBA që një anëtar i partisë së vetë presidentit, ka votuar për heqjen e presidentit.

Në nenin e dytë të impeachmentit, për pengimin e Kongresit, Trump u shfajesua me një votim 53 me 47.

“Senati, pasi ka gjykuar Donald John Trump, President i Shteteve të Bashkuara, mbi dy nene të impeachmentit të ekspozuara kundër tij nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe dy të tretat e senatorëve të pranishëm duke mos e gjetur atë fajtor për akuzat e përfshira në të,” tha kreu i gjykates John Roberts. “Prandaj është urdhëruar dhe gjykuar i quajturi Donald John Trump,dhe ai është liruar nga akuzat në nenet e përmendura.”

VERITAS.COM.AL/