Rama: Pas bisedës tonë të këndshme me sekretarin për punët e brendshme dhe njerëzit përkatës në Ëashington kemi sot një marrëveshje të jashtëzankoshme që do të sjellë më pas një investim shumë të madh teknologji moderne. Vlora do të kthehet në një pikë kritike për energjinë në Evropën Juglindore. Theksoj rëndësinë e nevojës së të dyja palëve, Shqipërisë dhe Greqisë, për të forcuar lidhjen tonë dhe bashkëpunimin tonë në shumë mënyrë, posacërisht sa I takon furnizimit me energji. Duke pozicionur Shqipërinë si ndërlidhës, fluksi i shërbimit ndikon në sigurinë energjiitike në rajon.
Partneriteti me SHBA na con një mesazh të qartë, edhe vendet e vogla mund të marrin hapa të guximshëm dhe mund të bëhen pjesë e zgjidhjes e disa prej sfidave më të ngutshme të kohëve tona. Mesazhi sot nuk mund të jetë më i qartë se kaq kur vjen fjala për të lidhur nevojën jetike për energji me nevojën jetike për liri dhe demokraci, për të mos u mbështetur te aktorë që mund të ofrojnë energji, por mund të të vënë në pozitë të vështirë në raport me lirinë dhe objektivin për të forcuar demokracinë. Në përfundim, dua të theksoj edhe një herë rëndësinë e kësaj marrëveshje të përgëzoj ekipin tonë për shpejtësinë e pazakontë për realizimin e saj. Dua të përgëzoj ekipin, ministrin, dhe sigurisht i bëj një falenderim të thellë Nancy ekipit të ambasadës këtu që po bëjnë më të mirën.
Komente